Meteo

Visualizzazioni totali

Powered by Blogger.

Translate

Labels

Blog Archive


Widgetized by
- Free Blog Things & Blog Stuff

video

Tutto di Tutto

sabato 6 ottobre 2012

Rita Ora e lumtur me jetën luksoze që bën


Këngëtarja Rita Ora po jeton ëndrrën e madhe të shumë këngëtareve, të tjerë në moshën e saj dhe më të mëdhenj. Ajo tashmë njihet si yll botëror dhe me këtë rast edhe jeta e saj është si e një ylli. Ajo me gjithë modestinë e saj, tregon se di ta shfrytëzojë dhe ta jetojë këtë mundësi të madhe që i është ofruar.

Një nga këto të mira që i janë ofruar kanë të bëjnë edhe me hotelet luksoze ku ajo qëndron shpesh e që, sipas saj, nuk janë aspak të ngjashme me ato ku ka shkuar më parë. “Më e mira është që tani kur më duhet të vendosem në një hotel, e di se do të mund të pushoj ose punoj pa më shqetësuar askush e asgjë. Më parë muret e dhomave ishin aq të hollë, saqë shumë lehtë i dëgjoja të tjerët duke bërë dashuri”, – ka thënë Rita. Rita është duke promovuar albumin e saj në botë, së fundmi ka qenë në Australi dhe Japoni.

0 commenti: