Meteo

Visualizzazioni totali

Powered by Blogger.

Translate

Labels

Blog Archive


Widgetized by
- Free Blog Things & Blog Stuff

video

Tutto di Tutto

sabato 6 ottobre 2012

Lac, përdhunon gjimnazisten, arrestohet 26-vjeçari


LAC- Rrëmben dhe përdhunon gjimnazisten 16-vjeçare, përfundon në pranga agresori. Minorenia me inicialet E.GJ. ishte duke shkuar në pallatin ku banonte, kur një 26-vjeçar e ka marrë me forcë në rrugë dhe e ka futur në makinën e tij. Pasi ka bërë seks gjithë natën, Kevert Tirtja e ka lënë të lirë viktimën. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Lezhës bëjnë me dije, se ngjarja ka ndodhur pasditen e së enjtes në qytetin e Laçit. Menjëherë pas denoncimit të vajzës dhe të prindërve të saj, efektivat e Komisariatit të Policisë së këtij qyteti kanë mundur të vënë në pranga autorin e krimit, i cili akuzohet për "Kryerje të marrëdhënieve seksuale me dhunë me të mitura", si dhe për "Armëmbajtje pa leje".

NGJARJA
Rreth orës 17:00 të së enjtes, Kevert Tirtja nga fshati Zhejë i rrethit të Kurbinit ka ndaluar forcërisht në rrugë E.Gj., nxënëse në vitin e parë në gjimnazin e qytetit të Laçit. Mësohet se minorenia nga lagjia nr.3 e këtij qyteti ishte duke shkuar në banesën e saj, kur i riu nën kërcënimin e armës e ka futur në automjetin në pronësi të tij. Më pas, 26-vjeçari e ka ndaluar makinën në periferi të fshatit Gjormë (fshat fqinj me Zhejën). Burime policore shprehen se Tirtja e ka mbajtur gjimnazisten gjithë natën në makinë, duke bërë seks nën kërcënimin e armës dhe se e ka lënë të lirë atë në orët e para të mëngjesit të djeshëm. Sipas burimeve të mësipërme, 26- vjeçari e ka dërguar viktimën me makinë në hyrje të qytetit të Laçit, dhe pasi e ka zbritur e ka kërcënuar që të mos e denonconte, në të kundërt do të hakmerrej.

ARRESTIMI
E terrorizuar, 16-vjeçarja ka shkuar në banesën e saj, ku është përballur me prindërit, të cilët i kanë kërkuar llogari se ku ishte "zhdukur". E gjendur nën presion, minorenia ka treguar se ishte rrëmbyer dhe përdhunuar nga një djalë nga fshati Zhejë. Të tronditur nga ajo që i kishte ndodhur vajzës, familjarët kanë vendosur që të bëjnë denoncim në polici. Dje, rreth orës 09:00, viktima së bashku me prindërit e saj kanë ndalur hapin në Komisariatin e Policisë së Laçit, ku dhe kanë denoncuar 26- vjeçarin Kevert Tirtja. Menjëherë pas depozitimit të kallëzimit, efektivat blu kanë shkuar në fshatin Zhejë dhe kanë arrestuar në banesën e tij, Tirtjan. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e të riut, policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një automatik. Gjithashtu, blutë kanë sekuestruar dhe makinën e autorit të krimit. 26-vjeçari është dërguar në dhomat e paraburgimit në Komisariatin e Laçit, ndërsa materialet në ngarkim të tij i janë përcjellë për hetime të mëtejshme prokurorisë së këtij rrethi.
(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

0 commenti: