Meteo

Visualizzazioni totali

Powered by Blogger.

Translate

Labels

Blog Archive


Widgetized by
- Free Blog Things & Blog Stuff

video

Tutto di Tutto

mercoledì 10 ottobre 2012

Brenda një jave Lady Gaga vjell në skenë dhe darkon me Assange


Këngëtarja e njohur Lady Gaga ka përjetuar një çast jo shumë të këndshëm në skenë.

Performanca e saj e radhës ka qenë në Barcelonë, ku ajo është ndjerë keq e për këtë arsye ka vjellë gjatë spektaklit.

Megjithatë ajo çka habiti më shumë ishte fakti që këngëtarja ka vazhduar interpretimin e saj në skenë sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Por skeptikë të shumtë kanë aluduar për një inskenim nga ana e Gagës për të tërhequr akoma më shumë vëmendjen e mediave tek ajo.

Përveç këtyre incidenteve në skenë Lady Gaga është bërë protagoniste në media edhe për darkën e kaluar me themeluesin e Wikileaks, Julian Assange.Ndonëse prej më shumë se 100 ditësh ai ndodhet i mbyllur në ambasadën Ekuadoriane në Londër, këngëtarja ka mundur të qëndrojë me të duke darkuar përreth 5 orë.

Vetë Lady Gaga ka publikuar në faqen e saj në Twitter një foto të këtij takimi.


0 commenti: